Mbrëmjen e djeshme rezultoi vendimtar thuajse sa Cristiano Ronaldo, në supersfidën e luajtur në “Bernabeu” mes Realit dhe PSG-së.
Sapo hyri ai në fushë, si zëvendësues, loja e madrilenëve ndryshoi faqe e për më tepër ishin asistet e tij që kontribuan në golat e CR7 dhe Marcelos, kur ndeshja ishte bllokuar në shifrat 1-1.
Por, për shkak të performancës së tij jo vetëm të fundit, 22-vjeçari Marco Asensio është kthyer në objekt dëshirash nga shumë klube elitare të Europës, që kërkojnë t’ia rrëmbejnë klubit “Los Blancos”.
Këtë e di mirë presidenti i Realit, Florentino Perez, që duket se lëshon një paralajmërim për pretendentët. “Nëse e doni Asension, duhet të derdhni plot 700 mln euro në arkat tona”.
Interesimi i madh ndaj tij nuk e ka frikësuar, megjithatë, ekipin, pasi edhe dëshira e lojtarit për të luajtur diku tjetër duket inekzistente.
Sipas “Mundo Deportivo”-s, Asensio ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Anglia. Një ofertë që as nuk është marrë në konsideratë nga Perez apo trajneri Zidane. Me këtë gjest, lojtari i lindur në Majorka dhe i kërkuar nga Chelsea dhe Tottenham, synon të tregojë se dëshiron të qëndrojë gjatë në Madrid.