Kampionja e vjeshtës, Shkëndija stinorin pranveror e ka nisur me barazim 1:1 përballë rivalit të madh, Vardarit. Skuadra tetovare në këtë ndeshje humbi shumë mundësi shënimi, ndërsa një gjë të tillë shfrytëzuan mysafirët duke avansuar të parët në këtë ndeshje me golin e realizuar nga ana e kapitenit Boban Grnçarov në minutën e 79-të.
Megjithatë Shkëndija nuk u pajtua të dorëzohet dhe përmes goleadorit të tyre, Besart Ibraimi barazuan shifrat në minutën e 85-të, para se Hasani dhe vetë Ibraimi të lëshojnë dy super raste që në fund Shkëndija të arrinte deri tek tre pikëshi nga kjo super përballje e zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Edhe përkundër këtij barazimi, Shkëndija mbetet e para në tabelë me 8 pikë epërsi ndaj Vardarit, që ka 39 pikë.