FIFA ka publikuar renditjen mujore të skuadrave kombëtare, ku Shqipëria, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë takim përgjatë kësaj periudhe ka fituar një pozicion.
Nga vendi i 60-të që ndodhej në muajin janar, tashmë ekipi kombëtarë shqiptarë ndodhet në pozitën e 59-të falë rënies me tre pozicione të Algjerisë, duke u vlerësuar me 553 pikë në total.
Një vend më lartë është ngjitur edhe përfaqësuesja e Kosovës, që tashmë me 97 pikë renditet në pozitën e 177-të.
Në krye të listës nuk ka ndryshime. Gjermania mban kreun, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Argjentina e Lionel Messit renditet në pozitën e katërt, duke lënë pas vetes Belgjikën e shumë yjeve dhe Spanjën, skuadër kjo që renditet në vendin e 6-të. Në TOP-10 ka vend edhe për Poloninë, Zvicrën, Francën dhe Kilin, mirëpo jo edhe për Italinë që vazhdon të mbetet jashtë saj.