Jasir Asani vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Partizanit në futbollin shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Talenti shkupjan pas golave në vazhdimësi që po shënon në Superligë, sot shënoi edhe në kuadër të Kupës së Shqipërisë, mirëpo për fat të keq në fund skuadra e tij duheshe të përshëndetet me këtë kompeticion.
Partizani shënoi fitore 2:1 ndaj Flamurtarit të Vlorës, skuadër kjo e cila falë fitores pa pranuar gol (1:0) në ndeshjen e parë në Vlorë, në fund iu gëzua kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës.
Asani në këtë ndeshje realizoi golin e dytë për Partizanin në minutën e 81-të, duke ringjallur shpresat e kryeqytetasve në ato momente, që megjithatë i kishte bërë të parealizueshme si duket Sidibe me golin e shënuar në minutën e 12-të, kur kishte kaluar në epërsi Flamurtarin. Golin e barazimit për Partizanin e realizoi Trashi në minutën e 31-të.
Ndërkohë përveç Flamurtarit një vend për në gjysmëfinale të Kupës siguruan edhe Skënderbeu, që edhe në ndeshjen e dytë mundi Teutën, kësaj rradhe me rezultatin 3:0 (ndeshjen e parë kishte fituar me rezultatin 2:0), pastaj Kukësi që falë golit të Gurit mundi Tiranën, duke e eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 2:1, teksa Laçi pas fitores minimale 0:1 sot në transfertën ndaj Luftëtarit, në fund me plotë meritë u kualifikua për më tej, duke pasur parasysh se si vendas kishte shënuar fitore me rezultatin 3:0.
Golat mund ti ndiqni KËTU.