Ilijoski shpërrthen në debutimin e tij me FC Shkupin, 3 gola brenda 23 minutave (VIDEO)

Bazhe Ilijoski me fanellën e FC Shkupit ka bërë debutimin e tij më të mirë në karrierë, njofton “infOSport.mk”. Ai brenda vetëm 23 minutave ka shënuar “hat-trik”, një gjë kjo që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Sulmuesi shkupjan, njëherit rekordmeni i golave të shënuar në historikun e futbollit vendor po shkëlqen gjatë pjesës së parë në përballjen ndaj Akademia Pandev, ku falë golave të tij Shkupi në pushim shkoi me rezultatin 3:1.

Ilijoski golin e parë me fanellën “bardhekaltër” e realizoi vetëm pas 7 minutave lojë, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 10 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë kur shfrytëzoi edhe gabimin e portierit Vujanac.

Bazhe Ilijoski gol ndaj A.Pandev

BAZHE ILIJOSKI SHPËRRTHEN QË NË DEBUTIMIN E TIJ ME FC SHKUPIN, 3 GOLA BRENDA 23 MINUTAVEFC SHKUPI – A. PANDEV 3:0(B. Ilijoski 7', 17', 23')

Публикувахте от infosport.mk в 14 февруари 2018 г.

Golin e tretë Ilijoski e realizoi në minutën e 23-të, ndërkohë golin e nderit mysafirët e realizuan në minutën e 31-të me anë të Soilov, i cili në shtyllën e dytë pasi pranoi një top para portës së Zendelit, e mposhti këtë të fundit për rezultat 3:1.

Stoilov gol ndaj FC Shkupit

AKADEMIA PANDEV NGUSHTON EPËRSINË E FC SHKUPITFC SHKUPI – AKADEMIA PANDEV 3:1(G. Stoilov 31')

Публикувахте от infosport.mk в 14 февруари 2018 г.

Një lojë shumë e bukur e FC Shkupit gjatë këtyre 45 minutave të para, ku trajneri Ardian Nuhiu ju dha rastin për të debutuar, Bllagoja Ljamçevskit, Ndong dhe Bazhe Ilijoskit, i cili po e shfrytëzon rastin në maksimum.

Leave a Reply