Shkupi stinorin pranveror të sezonit 2017/2018 në elitën e futbollit vendor e nis me ndeshjen si vendas përballë Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje “bardhekaltërit” futen me të vetmin qëllim, tre pikëshin, me të cilin do të tejkalonin në tabelë kundërshtarin e tyre nga Strumica. Njëherit futbollistët e trajnerit Ardian Nuhiu do iu hakmerreshin Akademia Pandevit për disfatën në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë.
“Duke filluar nga përgatitjet që zhvilluam në Antali dhe me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese treguam se jemi maksimalisht të përgatitur dhe shpresoj që në ndeshjen e parë sezonale ndaj Akademija Pandev të fitojmë tri pikë. Mendoj se edhe futbollistët e rinj të cilët janë afruar gjatë afatit kalimtar do të japin maksimumin e tyre, ata janë pritur mjaft mirë nga të gjithë dhe besoj që së bashku të arrijmë synimet që ka klubi këtë sezon”, – ka thënë Shabani për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.
Shkaku i punimeve që po kryhen në stadiumin e Çairit, Shkupi ndeshjet e para sezonale si nikoqir do ti luajë në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari në Shkup, njëjtë sikurse edhe ndeshjen e nesërme ndaj Akademia Pandev, që starton në ora 14:00.