Erdon Daci rikthehet edhe më i fuqishëm, shënon në vazhdimësi (VIDEO)

Erdon Daci ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer shumë fuqishëm në fushat e futbollit me fanellën e Konjaspor U21, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi shkupjan i cili mungoi për rreth tre muaj nga terenet sportive pas frakturës së këmbës së djathtë, ndeshjen e tij të parë e pati me 21 janar kundër Trabzonsporit në transfertë, kur trajneri e inkuadroi atë në lojë në 6 minutat e fundit të takimit, për tu përshëndetur sërish me dashurinë e tij të madhe, topin dhe fushën e futbollit. Se vërtetë e dashuron këtë profesion, Daci dëshmoi që në ndeshjen e javës së 20-të, kur përballë Bashakshehir e nisi ndeshjen si titullarë, ndërsa trajnerin Hakan Javuz e shpërbleu me gol në fitoren 2:0 të skuadrës së tij.

Ishte ky një gëzim i madh si për Erdonin, po ashtu edhe për trajnerin, që tashmë mund të llogarisë në shërbimet e njërit prej sulmuesve shumë premtues, që para vetes ka një të ardhme shumë të ndritur. Daci e dëshmoi veten edhe në takimin e së dielës të javës së 21-të, kur sërish luajti si titullarë dhe sërish shënoi, kësaj rradhe në transfertën 0:2 ndaj Alanyaspor.

“Vërtetë nuk e kam pritur edhe unë një rikthim të tillë. Normal që jam shumë i lumtur, ndërsa për këtë gjë falënderojë Zotin që më dha forcë dhe që gjatë rikuperimit tim nga lëndimi gjithçka shkoi sipas planit. Tashmë besoj se do kem fat dhe do të luaj më shumë dhe se do të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën time që të ngjitet sa më lartë në renditje” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Konja, Erdon Daci, i cili edhe pse luan me ekipin e të rinjëve, të gjitha stërvitjet i kryen bashkë me ekipin e parë, ku tashmë shok skuadre ka boshnjakun nga Maqedonia, Adis Jahoviç si dhe sulmuesin e njohur kamerunas, Samuel Eto.

Ku i dihet ndoshta një ditë pikërisht Daci do të zëvendësojë këtë dyshe në sulmin e Konjaspor, a pse jo të udhëheq sulmin e ndonjërës prej skuadrave më të mira në Turqi dhe futbollin europian.

Predispozitat që ka ky djalosh, cilësitë dhe nuhatjen e golit….gjitha këto na bëjnë për të besuar se ky super talent vetëm 19-vjeçar për shpejtë kohë do të shpërthejë dhe se do të mburremi me të. Andaj ne si “infOSport.mk” që kemi nisur fushatën për zbulimin e talentëve të rinj shqiptarë, sidomos nga Maqedonia, ju porosisim që të mbani mend këtë emër “ERDON DACI”, pasi për të njëjtin do të shkruajmë edhe shumë, e shumë artikuj në të ardhmen.

Ndryshe Erdoni përveç dy golave të njëpasnjëshëm në dy javët e fundit të Superligës turke U21, kishte shënuar edhe dy të tjerë në javët e para të sezonit aktual, ashtu që në 7 ndeshje ai numëron 4 gola të shënuar.

Konjaspor falë dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe rikthimit të Erdon Dacit tashmë ndanë pozitën e katërt në renditje bashkë me Osmanlispor, që të dyja skuadrat me nga 36 pikë, ndërkohë lider aktual është Beshiktashi që pas 21 javëve ka grumbulluar 45 pikë.

Pas lendimit 3 mujor rikthehet ne fushat e gjelberta djali jem Erdoni shenon perseri gol kunder istanbul basakshehirit Elhamdulilah

Публикувахте от Sadat Daci в 5 февруари 2018 г.

Leave a Reply