Shkëndija edhe për të dytin vit me rradhë eliminoi Vardarin (VIDEO)

Shkëndija edhe përkundër disfatës minimale 1:0 në ndeshjen e kthimit në Tetovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, në fund i’a arriti qëllimit që edhe për të dytën herë me rradhë  të eliminojë nga kjo garë rivalin e përbetuar, Vardarin, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija punën më të madhe e kishte kryer në ndeshjen e parë në Shkup, kur kishte triumfuar me rezultatin 3:1. Kësisoj “kuqezinjtë” nga Tetova me rezultatin e përgjithshëm 3:2 u kualifikuan për në finalen e madhe të 17 majit ku për kundërshtarë do të kenë ekipin e Pelisterit, që gjithashtu me rezultatin e përgjithshëm 3:2 eliminoi Bregallnicën.

Është ky viti i dytë me rradhë që Shkëndija do të luajë në finalen e madhe dhe një gjë të tillë bënë me stil, pasi paraprakisht eliminon rivalin më të madh, Vardarin.

Për dallim nga ky edicion që këtë skuadër e eliminoi në gjysmëfinale, vitin e kaluar skuadra e Shkëndijës një gjë të tillë bëri në kuadër të ndeshjeve çerekfinale, kur në të dyja ndeshjet doli si fitues. Në Shkup “kuqezinjtë” kishin triumfuar me rezultatin 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Tetovë rezultati kishte qenë 3:0.

Leave a Reply