Sevilja e trajnerit Vinçenco Montella ka regjistruar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së 23-të në La Liga, duke mundur minimalisht 1:0 para tifozëve të vetë Gironan, njofton “infOSport.mk”.
Ka qenë një gol i Sarabias që në minutën e parë të pjesës së dytë që i siguroi fitoren skuadrës andaluziane, që ishte me fat në këtë ndeshje, duke pasur parasysh se mysafirët gjatë pjesës së parë humbën një 11-metërsh.
Me këtë fitore, Sevilja ngjitet në kuotën e 36 pikëve, duke mbetur në zonën europiane.