Bajerni s’ka të ndalur, pritet që në mars të shpallet kampion (VIDEO)

Bajern Munih sot hasi në një  kundërshtarë serioz si Shalke 04, ndaj së cilës skuadër megjithatë në fund arriti që të shënojë fitore minimale 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “bavarezët” rikthyen epërsinë prej 18 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Lajpcigut, dhe me shumë gjasa me titullin e kampionit do të kurorëzohen që në muajin mars.

Robert Levandovski shënoi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa Franko Di Santo në minutën e 24-të solli simetri në rezultat.

Fitoren “bavarezëve” ua siguroi reprezentuesi gjerman, Tomas Myler me golin e realizuar në minutën e 36-të.

Me golin e shënuar sot Levandovski barazoi rekordin e Hajkens me gola të shënuar në më shumë ndeshje në vazhdimësi, 11 ndeshje me rradhë të vendosur gjatë sezonit 1972/73.
Ndryshe ishte kjo fitorja e 9-të me rradhë për Bajernin në Bundesligë, seri këtë që e kishin nisur që pas disfatës nga Borusia Menhengladbahu gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Leave a Reply