Juventusi ka marrë fitore të rëndësishme në Seria A, duke mundur Fiorentinën në transfertë me rezultat 0:2. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 24-t të Serisë A në “Artemio Franki”, foli për “bardherzinjët” e Alegrit që dolën nga kjo fushë me fitore prej dy golave.
Bernadeski në minutën e 56-të shënoi golin e parë për juventinët, ndërsa Higuain në të 90-tën vulosi fitoren dhe rezultat 0:2 për “zonjën e vjetër”. Me këtë fitore Juventusi rimer kreun përkohësisht me 62 pikë, 2 më shumë se Napoli që nesër përballet me Lacion./InfOSport.mk