Kutinjo shënon, Barcelonën në finale të Kupës e dërgon

Barcelona është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Spanjës, pasi edhe në ndeshjen e dytë doli fitues përballë Valencias, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores minimale 1:0 në “Kamp Nou”, sonte të besuarit e trajnerit Ernesto Valverde në “Mestalja” shënuan fitore me rezultatin 2:0, duke u kualifikuar në këtë mënyrë me plotë meritë për në finalen e madhe, ku për kundërshtarë do të ketë Seviljën, që mbrëmë eliminoi Leganesin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa vetëm pas 4 minuatve lojë Kutinjo, i inkuadruar në lojë në fillimin e pjesës së dytë kaloi në epërsi skuadrën “katalunase”. Ishte ky goli i parë i brazilianit me fanellën e Bracelonës, që hapi në këtë mënyrë rrugën e kualifikimit, që e konfirmoi kroati Ivan Rakitiç me golin e shënuar në minutën e 82-të.

 

Leave a Reply