Shkurti, një muaj i zjarrtë për Shkëndijën (FOTO)

Vetëm edhe më pak se një javë kanë mbetur deri në startin e stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, ndërsa ky muaj pritet të jetë i zjarrtë për skuadrën e Shkëndijës, që do të ketë një orar shumë të ngjeshur të ndeshjeve, shkruan “infOSport.mk”.

Kampionja e dimrit vetëm brenda dy javëve do të zhvillojë 5 ndeshje, që të gjitha ndaj kundërshtarëve të fortë.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë kundër Vardarit në Tetovë me 14 shkurt, ndërsa vetëm 4 ditë më pas në Shkup do të përballen me FC Shkupin, që ka përforcuar ndjeshëm rradhët e saj.

Me 21 shkurt Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, ku për kundërshtarë do të ketë sërish rivalin e saj të madh, Vardarin, për të vijuar më pas ndeshja ndaj Akademia Pandev të vendit të katërt me datë 25 shkurt, ndërsa serinë e ndeshjeve të këtij muaji do e mbyll pikërisht ditën e fundit, me 28 shkurt ndaj Pobedës si nikoqir.

Rikujotjmë se pikërisht skuadra nga Prilepi, ishte skuadra e vetme që gjatë pjesës së parë të stinorit vjeshtor i kishte marrë pikë Shkëndijës në Tetovë, duke barazuar me rezultatin 3:3.

Leave a Reply