Besart Ibraimi ishte shumë afër që të lë Shkëndijën në verë, për tu larguar në Shtetet e Emirate Arabe. “InfOSport.mk” ka zbuluar se sulmuesi i “kuqezinjëve” ka pasur një ofertë të majme gjatë verës së kaluar nga një skuadër arabe.
Sipas burimeve të “InfOSport.mk”, skuadra që mbetet anonime ka ofruar numrit 7-të të Shkëndijës plotë 800 mijë euro për dy sezone, që më saktësisht i bien 400 mijë euro në sezon.
Palët kanë qenë në negociata, ndërsa thuhet se edhe janë parë në bisedime në Tetovë, mirëpo akordi nuk është arritur, me Ibraimin që ka vendosur të qëndrojë te Shkendija. 31 vjeçari është në vitet e fundit të karrierës së tij, ndërsa një shumë e tillë e ofruar do ishte e konsiderueshme për të në dy vitet e ardhshme, që megjithatë vështirë që do e fitonte në kampionatin tonë./InfOSport.mk