Tension në shtëpinë e Lacios pas humbjes me Xhenoa në “Olimpico”. Sipas mediave italiane, menjëherë pas këtij takimi pa patur një përplasje mes trajnerit Simone Inzagi dhe Felipe Anderson. Mësohet se trajneri bardhekaltër e ka kritikuar futbollistin për paraqitjen e dobët, pasi u fut në fushë në pjesën e dytë, ndërsa Anderson i është kthyer se gjithmonë kapet me të.
Konfrontimi thuhet se ka qenë me tona të ashpra, madje është dashur ndërhyrja e Lucas Leivas për të ulur gjakrat. Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar me që qëndrim zyrtar klubi nga kryeqyteti italian, që e ka konsideruar “një konfrontim civil”, por është fakt që gjatë seancës stërvitore të pasdites braziliani nuk ishte i pranishëm. E ardhmja e Felipe Anderson në këtë pikë duket se do të jetë larg Lazios.