Përforcimi më i fundit i Mançester Junajtedit, Aleksis Sançez është shpallur fajtor për fshehje të tatimit në Spanjë në periudhën 2012-2013, kur kiliani luante me Barcelonën. Sançez ka fshehur rreth një million euro, ashtu që tashmë ai rrezikon 16 muaj burg, të cilin dënim megjithatë do ta paguajë në të holla.
Sipas ligjeve në Spanjë, çdo dënim deri në 24 muaj mund të shlyhet duke paguar një gjobë të caktuar.
Aleksis kësisoj do të paguajë plotë 590 065 euro, shumë kjo e barabartë me një paga javore të tij te Mançester Junajtedi. Ai është gati të paguajë shumën e duhur, ndërsa përmes një video konference nga Londra, ka pranuar transferimin e të drejtave të imazhit në dy kompani të huaja dhe të fshehë të ardhurat.