Shkupi ndeshjen ndaj A. Pandev nuk do ta zhvillojë në Çair

Skuadra e Shkupit ndeshjen e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor si vendas kundër Akademia Pandev (14 shkurt) nuk do ta zhvillojë në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë ka vendosur Komisioni infrastrukturor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sipas të cilit fusha në stadiumin e FC Shkupit është në gjendje të rëndë dhe se nuk ofron kushte të mira për ndeshje kampionale të futbollit.

Kësisoj dy ndeshjet e para si vendas FC Shkupi do ti zhvillojë në stadiumin e qytetit të Gostivarit, që i bie se edhe derbi ndeshjen kundër Shkëndijës me 18 shkurt “pëllumbat” nga Çairi do ta zhvillojnë në Gostivar.

Leave a Reply