Në ceremoninë për bamirësi “miqtë e Fëmijëve”, drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli ka folur për gazetarët italianë, duke prekur tema të ndryshme në lidhje me momentin e klubit kuqezi.
“Gatuzo nuk është vetëm forcë e grintë, është një person i madh, përveçse trajner shumë i përgatitur. Uroj që të mbetet trajneri ynë edhe për 10 vite, jo vetëm për një apo dy sezone. Gatuzo e ka Milanin në gjak, ka bashkuar ambientin në mënyrë të jashtëzakonshme. Kush mund të bënte më mirë se ai? Nuk kemi bërë ende asgjë, por skuadra po bëhet gjithnjë e më shumë skuadër, luan pa frikë ndaj çdo rivali dhe është në luftë në 3 fronte. Besojmë te zgjedhjet tona, kemi ndërtuar një skuadër të re, me baza solide. Kemi bërë 5 rinovime të rëndësishme dhe Suso e Kalabria janë dy prej tyre, lojtarë të rinj dhe cilësorë”, ka thënë Mirabeli për Gatuzon.