Skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, Vëllazërimi ndodhet në momente shumë të vështira. Ditë më parë pas vërshimeve të rrëmbyeshme që kapluan qytetin e Kërçovës, kjo skuadër pësoi disa dëme të mëdha materiale, ku përveç fushës së dëmtuar, e cila ishte shndërruar në një liqen, u dëmtuan rëndë dhe dhomat e xhveshjeve si dhe i gjithë inventari që ndodhej brenda tyre.
Me këtë rast nga KF Vëllazërimi kërkojnë ndihmë si nga institucionet shtetërore përkatëse, po ashtu edhe nga ata futbolldashës që e duan këtë klub me zemër.
Më poshtë në mënyrë integrale ua sjellim kumtesën e drejtuesve të skuadrës kërçovare, e cila gjatë afatit kalimtarë të dimrit ishte një ndër skuadrat më aktive duke sjellë përforcime të shumta, me shpresë se në fund do i’a dalin të ruajnë pozitën e parë dhe sezonin tjetër të garojnë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
“Apel per ndihme !
KF Vellazerimi pas vershimeve dhe permbytjeve qe ka pasur, ka pesuar dem te kinsiderueshem matrial. Puthuajse gjithcka eshte demtuar, pervec mureve dhe themelit. Jane demtuar maqineri, garderobat e stervitjeve dhe te ndeshjeve te futbollisteve, ç’veshtoret, ngrogtesit e ujit, instalimi i rrymes elektrike… pra ka dem ne total, pervec mureve.
Apelojm per ndihme deri tek te gjithe mergimtaret kercovare dhe tek te gjithe qytetaret qe jetojn dhe veprojn ne Kercove te ndihmojne per permirsimin e gjendjes se stadiumit dhe gjithcka qe eshte e demtuar materialisht ne objektin e KF Vellazerimi !”
K.F.”VELLAZERIMI”- Kerçove
Xhiro llogaria: 270040340400142 Halk Bank
Kontakt tel. 070705758