Protagonisti kryesor i fitores së Partizanit ndaj Kamzës, pas ndeshjes ka folur për mediat, duke u shprehur se për të më e rëndësishme është fitorja e ekipit sesa golat e shënuar.
“I prisja këto dy gola, më e rëndësishme ishte fitorja për të kapur Europën. Falënderoj ekipin që më përkrahu dhe më dha besimin për të shënuar dy gola. Nuk mund të them asgjë për kohën e Iulianos. Lojtarët që janë afruar së fundmi, sidomos nga Maqedonia, janë shumë cilësorë dhe e dinë çfarë do të thotë të veshës fanellën e Partizanit. Patëm dy ndeshje kundër Flamurtarit që i humbëm. Dalëngadalë duhet të arrijmë zonën europiane. Të gjithë e kanë të qartë se çfarë duhet bërë. Kemi lojtarë cilësorë në të gjitha repartet. Kemi konkurrencë dhe kush stërvitet më mirë merr formacionin”, ka thënë Asani pas ndeshjes.