Skijatorja amerikane, Lindsi Von ka fituar sërish garën në zbritjen e lirë të vlefshme për Kupën e Botës të zhvilluara në pistën gjermane Garmish. Von e mbylli garën e para me kohën e përgjithshme prej 1 minutë e 37 sekonda e 92 të qindat, duke lënë pas vetes italianen Sofia Xhoxhia.
Për amerikanen ky ishte suksesi i 81-të në karrierën e saj, duke e bërë kështu atë pretendente për medaljen e artë në këtë disiplinë të Lojërave Olimpike ‘Pyençang 2018” që nisin pas 5 ditësh në Korenë e Jugut. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, vijonë të udhëheq amerikania Mikaela Shifrin me 1513 pikë.