Trajnerit Kristobal Paralo i ka ardhur fundi te Deportivo Lakurunja, pasi u shkarkua nga këto të fundit. Arsyeja e largimit të trajnerit Paralo nga skuadra ishin rezultatet negative, që në 7-të ndeshjet e fundit nuk regjistron fitore në La Liga, duke çuar kështu Deportivon në zonën e rrezikut për rënie nga kategoria.
50 vjeçari mori drejtimin e skuadrës me 24 tetor të vitit 2017-të, duke zëvendësuar kështu Pepe Mel me kontratën që firmosi deri në fund të këtij sezoni. Aktualisht Deportivo Lakurunja renditet e 18-ta në tabelë me 17 pikë, tre më pak se Levante që ndodhet një vend para tyre.