5 arsye për të besuar te “remuntada” e radhës e Barcelonës

Barcelona nuk ka nevojë të mundohet shumë për të gjetur inspirim për përmbysjen dhe besim për të kthyer rezultatin ndaj Juventusit.

“Katalunasit” kanë 1000 arsye për të besuar se mund t’ia dalin, edhe pse përballë kanë një skuadër eksperte në mbrojtje dhe me shumë eksperiencë.

Fitorja ndaj PSG-së është thjesht një pikënisje për të shpresuar se edhe Juventusi do të ketë të njëjtin fat, edhe pse “Zonja e Vjetër” nuk e pranon kurrsesi se mund t’i ndodhë e njëjta gjë si francezët. Këto janë 5 arsyet pse katalanasit besojnë te një tjetër mrekulli.

GOLEADAT NË SHTËPI

Për të nxehur atmosferën dhe për të mbajtur të karikuar futbollistët dhe tifozët, sajti zyrtar i Barcelonës ka publikuar një video me fitoret spektakolare që ekipi i tyre ka arritur në “Kamp Nou”. Barcelona ka mposhtur Sëlltikun 7- 0, ka fituar 6-1 ndaj PSG-së dhe 4-0 kundër Gladbahut dhe Sitit. Me këtë ecuri, skuadra e Enrikes ka shënuar 5.25 gola për ndeshje dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë e nesërmja do të jetë një tjetër mbrëmje historike. Megjithatë duhet kujdes, përballë nuk është asnjëra prej ekipeve të mësipërme.

ALEGRI PËRMBYSET

Nuk është hera e parë që Barcelona do të tentojë të përmbysë trajnerin Masimiliano Alegri. Ky i fundit është përballur me katalanasit edhe kur ishte trajner i Milanit. Në Milano, kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0 falë golave të Muntarit dhe Boatengut, por në Spanjë u mposhtën 4- 0. Alegri duhet të bëjë kujdes.

TIFOZËRIA

“Kamp Nou” do të jetë më i nxehtë se kurrë. Afro 90 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën e tyre dhe do të besojnë deri në minutat e fundit. Ata kanë përgatitur një koreografi spektakolare për të ndihmuar ekipin.

FINALJA 2015

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit me rezultatin 3-1 dhe kjo është një armë më shumë për t’u dhënë besim katalanasve. Edhe pse të dyja ekipet janë të transformuara, ka shpresë në radhët e skuadrës së Enrikes.

KTHESAT

3-0 Ekipi spanjoll ka arritur në të shkuarën të përmbysë 3 rezultate kur më parë ka humbur 3-0. Do të tentojë ta bëjë edhe këtë herë. (panorama-sport)

Leave a Reply