Levante ka barazuar në shtëpi me Real Madridi me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 22-të në kampionatin spanjol, La Liga. Ramos zhbllokoi shifrat që nga minuta e 11-të, pasi shënoi një gol me kokë, duke shfrytëzuar krosiminin e rëvnies nga këndi.
Në minutën e 42-të ishte Boateng nga radhët e Levantes që barazoi përkohësisht shifrat në 1:1, me të cilat u mbyll edhe pjesa e parë. Në të dytën, saktësisht në minutën e 81-tën, Isko ngriti epërsinë e Realit në 1:2 dhe kur mendohej se skuadra e Zinedin Zidanit është shumë pranë tri pikëve nga kjo përballje, u shfaq në skenë blerja e re e Levantes, Pacini, duke shënuar gol në debutimin e tij për skuadrën e re dhe barazim të shifrave në 2:2.
Kështu Levante nxjerrë një pikë të rëndësishme nga përballja me Realin, me këta të fundit që distancohen edhe më shumë nga Barcelona për garën e titullit të Kampionit. Ndërkohë sa i përket futbollistëve shqiptarë te skuadra e Levantes, Enis Bardhi nuk u aktivizua nga trajneri Muniz në këtë përballje, ndërsa i sapoardhuri Sadiku u la në tribuna./InfOSport.mk