Karateisti shqiptar i Maqedonisë Fahik Veseli ka fituar medaljen e argjendit në Kampionatin Europian për kadet, junior dhe U21 i cili është duke u mbajtur në Soçi të Rusisë. Veseli në finale të kateogrisë së juniorëve u mposht nga karateisti Azerbejxhanas Humat Bashhaliev, në një përballje ku fati nuk ishte në anën e shkupjanit.
Veseli deri në finale eliminoi emrat të fortë si sllovaki Mimogat Balaev, zvicerani Alesio Vanakore, spanjollin Moreno Himenez dhe izraeli Eçajevin. Kujtojmë që Veseli në dhjetor të 2017-tës doli i pari në kampionatin ballkanik në Herce Gnovi të Malit të Zi.