Mateo Kovaçiç nuk po gjenë hapësirat e duhura te Reali i Madridit, ndërsa emri i tij sërish lidhet me një rikthim të mundshëm në “Serie A”, prej ku edhe ishte transferuar te gjigandët spanjoll.
Megjithatë kësaj rradhe destinacion i tij nuk do të jetë Interi, por një skuadër tjetër, që gjithashtu konsiderohet si një ndër më të mirat në elitën e futbollit italian. Fjala është për ekipin e Romës, që po mendon seriozisht angazhimin e mesfushorit kroat.
Drejtori sportiv Monçi është njeriu i angazhuar rreth kësaj çështje, dhe mendohet se do i’a arrijë qëllimit për të rikthyer Kovaçiçin në Itali.
Ish-futbollisti i Interit është zgjedhja e parë në preferencat për të forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm, aq më tepër që dhe vetë kroati po kërkon një vend ku të ketë më shumë minuta aktivizimi.
Kovaçiç u transferua në Madrid në vitin 2015, për më shumë se 40 milionë euro dhe si pjesë e skuadrës madrilene numëron vetëm 91 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.
Në Romë ai me siguri që do të gjente një vend të sigurt në formacion, duke plotësuar një treshe plot fantazi në mesfushën e verdhekuqve, përkrah Strotman dhe Naingolan.