Futbollisti i një skuadre të kategorisë së 3-të në Argjentinë, ka bërë një gjest aspak të zakontë, duke tronditur botën e futbollit në atë shtet.
Ai ka shkuar para një ndeshjeje me armë dhe ka kërcënuar trajnerin se do ta vrasë, nëse nuk e aktivizon që nga fillimi.
Ky veprim është pasuar me dorëheqjen e menjëhershme të trajnerit, që ndihej i kërcënuar, pasi futbollisti banonte vetëm pak metra larg qendrës stërvitore të skuadrës.
“Është diçka e pazakontë, që nuk e kam hasur në 45 vite. Nuk është një rast për t’u neglizhuar, pasi mund të sjellë pasoja”, tha presidenti i klubit argjentinas. (Top Channel)