Juventus Serava pa shumë probleme ka arritur që të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra finaliste e vitit të kaluar eliminoi ekipin e Skopjes, duke e mundur me rezultatin 5:9 (1:2).
Kapiteni Besnik Latifaj shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar “hat-trik”, nga dy gola realizuan Besnik Tërstena dhe Reshat Ali, ndërkohë nga një gol në këtë përballje realizuan Jakup Ramadani dhe Xhelal Mjaku.