Maliq Beluli sot edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së tij të re, Vëllazërimit nga Kërçova, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi me origjinë nga Gostivari ka firmosur kontratë 6 mujore me kampionët vjeshtor të Ligës së Dytë – Perëndim, duke shpresuar se në fund gjithë së bashku do i gëzohen kualifikimit në elitën e futbollit vendor. Nëse një gjë e tillë do bëhej realitet, atëherë automatikisht kontrata e tij do të vazhdohej edhe për një vit tjetër.
Beluli së fundmi ishte pjesë e Superligës së Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Vëllazërimit të Pozheranit, ndërsa sezonin e kaluar ai luante me ekipin e Ferizajit, ku në gjithsej 13 ndeshje kampionale në elitën e futbollit kosovar realizoi 4 gola.
Përveç Vllaznisë së Pozheranit dhe Ferizajit, Beluli gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekpin e vendlindjes së tij, Gostivarin si dhe me ekipin e Skopjes.