Musliu: Ndjesi speciale të mbrosh ngjyrat e Shkëndijës (VIDEO)

Visar Musliu ditë më parë edhe zyrtarisht veshi fanellën e Shkëndijës, duke plotësuar në këtë mënyrë ëndërrën e tij, por edhe shumë tifozëve “kuqezi”, të cilët besojnë se skuadra e tyre më në fund ka bërë një goditje shumë të fuqishme në repartin e mbrojtjes, që kohëve të fundit ka qenë reparti më problematik te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Ai gjatë ditës së sotme ka folur për herë të parë si futbollist i Shkëndijës, duke treguar emocionet, ndërsa gjithashtu foli edhe për debutimin në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit.

“Ka pasur disa tentativa për të qenë pjesë e Shkëndijës por që dështuan. Megjithatë mendoj se ky transferim po ndodh në kohën dhe momentin e duhur. Është një ndjesi speciale të mbrosh ngjyrat e Shkëndijës” – tha Visar Musliu, i cili gjithashtu foli edhe për debutimin e tij ndaj Dinamo Zagrebit: “Ishte diçka pak më shumë se emocionale. Në fillim isha pak si me ngërç, pasi shumë kohë e kam pritur këtë debutim. Por me kalimin e minutave gjithçka u bë më e lehtë”.

Shkëndija ndaj Dinamo Zagrebit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa Musliu pritet që të luajë edhe në ndeshjen e fundit kontrolluese që skuadra tetovare do ta zhvillojë me datë 3 shkurt.

Leave a Reply