“Nuk do të luaj kurrë më për ty!”. Ky është titulli kryesor në faqe të parë të prestigjiozes angleze “Mirror”, që i referohet deklaratës së algjerianit Rijad Mahrez.
Drejtuesit e Leisterit i mohuan Mahrezit kalimin te Mançester Siti në fundin e merkatos së dimrit. Algjeriani i kishte kërkuar zyrtarisht klubit të tij që ta shiste dhe tani që kjo gjë nuk ndodhi ai ka shfryrë gjithë tërbimin e tij.
Mahrez është kërkuar më parë edhe nga Barcelona dhe Liverpuli, pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Leisterit në sezonin e fundit.