FC Shkupi ka humbur ndeshjen kontrolluese nga skuadra boshnjake Çelik me rezultat 2:0, të zhvilluar sot në Antalia të Turqisë. Golat për fitoren e ekipit boshnjak i realizuan Aldin në minutën e 25-të dhe Nikoliq në të 77-tën.
Kjo ishte disfata e parë për “Bardhekaltërit” në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, përderisa dy ndeshjet paraparake me Karabahun dhe Stal i mbyllën me barazim pa gola. FC Shkupi ndeshjet e radhës kontrolluese do t’i zhvillojë ndaj skuadrës Çornomorets Odesa nga Ukraina dhe FC Okzhetpes të Kazakistanit.