Sileksi ka zhvilluar një super ndeshje përballë skuadrës së njohur serbe të Crvenza Zvezdës, ndaj të cilëve në fund barazoi me rezultatin 1:1. Ndeshja në fjalë u zhvillua në Antalia të Turqisë dhe të dyja skuadrave u shërbeu si pjesës e fazës përgatitore që po zhvillojnë në tokën turke në prag të sezonit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Zhikca Tasevskit, pasi vetëm në tre minuta lojë, një autogol i Filipoviç bëri që Zvezda ti gëzohet epërsisë.
MBYLLET NDESHJA MIDIS CRVENZA ZVEZDAS DHE SILEKSITCRVENA Z. – SILEKSI 1:1(Filipoviç ag. 3', – Bllagojeviç 51')
Публикувахте от infosport.mk в 31 януари 2018 г.
Kjo epërsi minimale e skuadrës serbe zgjati vetëm deri në minutën e 51-të, atëherë kur pas një harkimi në zonën kundërshtare, Bllagojeviç i Sileksit me kokë shënoi një gol të bukur për barazim të rezultatit.
Deri në fund të dyja skuadrat tentuan për të gjetur golin e fitores, mirëpo nuk i’a arritën qëllimit, ashtu që në fund duheshe të ndahen miqësisht në këtë ndeshje miqësore.
CRVENA ZVEZDA – SILEKSI 1:1 |
Ndeshja u zhvillua në Kompleksin e hotel „Riksus“ |
Arbitër: Pavel Gil (Poloni) |
Golashënues: Filipoviç (ag) (3′) për Crvena Zvezdën, Blagojeviç (51′) për Sileksin. |
Crvena Zvezda: Kahriman, Gobeljiç, Babiç, Erakoviç, Hajdin, Raçiç, Milijash, Miliç, Srniç, Axhiç, Boaçi. |
Luajtën edhe: Pavkov, Supiç, L. Iliç, Angjelkoviç |
Sileksi: Mitroviç, Blagojeviç, Gucev, Stojçevski, Gorgiev, Filipovski, F. Gligorov, G. Gligorov, Timov, Filipoviç, Timovski. |