Skuadra e Liverpullit ka shënuar një fitore të lehtë 0:3 si mysafir ndaj Hadersfildit në kuadër të javës së 25-të në Premierligë. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop treguan një lojë shumë të mirë, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e paralajmëroi Emre Xhan me golin e shënuar në minutën e 26-të.
Roberto Firminjo në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi edhe golin e dytë, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi e vendosi futbollisti më në formë, Mohamed Sallah me golin e realizuar nga pika e bardhë në minutën e 78-të.
Me këtë fitore Liverpulli arriti në kuotën e 50 pikëve, duke u barazuar me Çelzin e vendit të tretë, mirëpo këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak. Në anën tjetër Hadersfildi me 24 pikë mbetet në pozitën e 14-të.
Në dy ndeshjet tjera të mbrëmjes të zhvilluara 15 minuta më herët, Arsenali u mund të transfertën ndaj Suonsit (3:1), teksa Uest Hami dhe Kristal Pallasi barazuan 1:1.