Suonsi ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në Premierligë. Edhe përkundër faktit se ishin “topçinjtë” ata të cilët avansuan të parët në këtë ndeshje, në fund duheshe të pajtohen me disfatën e tyre të 7-të këtë edicion.
Ishte Monreal ai i cili në minutën e 33-të kaloi në epërsi Arsenalin, teksa vetë 60 sekonda më pas, Suonsi u kundërpërgjigjë me anë të Klukas.
Suonsi për herë të parë në këtë ndeshje në avantazh erdhi në minutën e 61-të me anë të Ajev, teksa Klukas 4 minuta para fundit të takimit shënoi edhe golin e tretë, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Suonsi 3, Arsenali 1.
Me këtë fitore, Suonsi doli nga “zona e ftohtë”, atje ku tashmë ndodhet Stouk Siti i Xherdan Shaqirit, që të dyja skuadrat me nga 23 pikë, ndërkohë Arsenali pas kësaj disfate renditet në pozitën e 6-të dhe tashmë ndodhet jashtë “Euro zonës”.