Visar Musliu debuton me fanellën e Shkëndijës (VIDEO)

Visar Musliu sot edhe zyrtarisht u prezantua si futbollist i r i Shkëndijës, ndërsa që në ditën e tij të parë ai ka debutuar me fanellën e skuadrës tetovare në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Musliu u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pa dyshim se prezenca e tij do të shtojë sigurinë në repartin e mbrojtjes te “kuqezinjtë”, si në ndeshjen ndaj gjigandëve kroat, por gjithashtu edhe në ndeshjet kampionale të stinorit pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku Shkëndija pretendon të ruajë pozitën e parë dhe të kthejë titullin e kampionit në Tetovë pas plotë 7 viteve.

Mbrojtësi qendror te Shkëndija erdhi në formë huazimi nga rradhët e FC Prishtinës, me opsion për blerjen e kartonit të plotë në fund të sezonit aktual.

23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Gostivari, përmes Renovës nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit. Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, me U21 ishte pjesë e suksesit historik dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua standard në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.

Ai te Shkëndija në ndeshjen e sotme debutoi me fanellën numër 23, që asoscon në vitet e tij që ka, ndërsa rezultati edhe pas 65 minutave lojë midis skuadrës tetovare dhe Dinamo Zagrebit, është ai i fillimit 0:0.

Visar Musliu debuton me Shkendijen

VISAR MUSLIU DEBUTON ME FANELLËN E SHKËNDIJËS

Публикувахте от infosport.mk в 30 януари 2018 г.

 

Leave a Reply