Sulmuesi i Borusia Dortmundit, Pier Emerik Obamejang është nisur drejt Londrës, njofton ”Sky Sports”. Më herët gjatë ditës sulmuesi gabonez ishte kapur nga mediat gjermane duke arritur në aeroportin e Dortmundit, ku mendohej se do të nisej me njërin prej dy aeroplanëve, mirëpo në fund ai u nis me aeroplan privat.
Siç dihet marrëveshja mes Dortmundit dhe Arsenalit u zvarritë, pasi drejtuesit e Dortmundit fillimisht dëshirojnë të gjejnë zëvendësuesin e Obamejang, për shërbimet e të cilit thuhet se “topçinjtë” janë të gatshëm të harxhojnë plotë 63 milion euro.