Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i planetit tashmë edhe zyrtarisht do të luaj futboll profesionist. Ai të hënën, ka dalë në stërvitje me skuadrën nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundoëns ku ka kryer edhe seancën e parë stërvitore.
Trajneri i skuadrës e pranon lojtarin, madje tregon edhe pozicionet se ku ai mund të luajë.
“E mira është se ai është një futbollist i lirë. Ne mund të nënshkruajmë me atë. Ai mund të luajë në çdo pozicion që dëshiron. Ai mund të luajë si sulmuesi kryesor për shkak të shtatlartësisë së tij. Ai mund të jetë një portier apo një qendërmbrojtës, kudo që ai dëshiron”, tha trajneri Pitso Moismane.
Kujtojmë tetë herë mbajtësi i medaljes së artë olimpike që në pranverën e vitit të shkuar ai doli në stërvitje me Borussia Dortmund, ndërsa nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qenë futbollist profesionist.