Një transferim i papritur në Premierligën angleze. Sulmuesi francez, Olivie Zhiru nga Arsenali do të transferohet te Çelzi. Kjo lëvizje “bluve” të Londrës do ju kushtojë 15 milion sterlina, ndërsa në marrëveshje janë paraparë edhe bonuse të ndryshme në varësi prej paraqitjeve të sulmuesit me fanellën e skuadrës nga “Stemford Brixh”.
Transferimi i Zhiru te Çelzi do të ndodh menjëherë pasi Arsenali të nënshkruaj me Pier Emerik Obamejang nga rradhët e Borusia Dortmundit.
Thuhet se “topçinjtë” gjithashtu janë marrë veshë me drejtuesit e Dortmundit për transferimin e sulmuesit gabonez, për shërbimet e të cilit do të paguajnë 63 milion euro. Ndërkohë në formë huazimi në drejtim të skuadrës gjermane do të shkoj Miçi Batçuai, i cili është lodhur duke ndejtur i ulur në bankinë.
Zhiru regjistroi 15 ndeshje në Premierligë këtë edicion, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk ishte titullarë, duke arritur madje të realizojë 4 gola. Në dobi të Çelzit është edhe fakti se Zhiru mund të luaj edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku “blutë” e Londrës në 1/8 e finales do të përballen me Barcelonën.