Fetel triumfon në Bahrein, Hamilton vetëm i dyti

Sebastian Fetel ka arritur që të triumfojë në graën për çmimin e madh të Bahrein, duke realizuar fitoren e dytë në edicionin e sivjetshëm vetëm pas tre garave në kuadër të Formula 1.

Piloti gjerman dhe makina italiane e Ferarit dhuruan një paraqitje spektakolare në shkretëtirën e Shakhirit duke shfrytëzuar në maksimum të gjitha avantazhet ndaj Mercedes dhe Luis Hamilton që u detyrua ta mbyllte garën në vendin e dytë pas krahëve të rivalit të tij kryesor.

Menjëherë pas britanikut në piedestal u ngjit edhe piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas, ndërsa Kimi Raikonen mbeti sërish jashtë piedestalit, duke e mbyllur garën vetëm në pozitën e katërt.

Vendi i pestë i takoi ngasësit të Red Bull, Daniel Rikiardos, Masa dhe Perez u renditën në pozitat 6 dhe 7, ndërsa TOP-10 shin e mbyllën Roman Grozhan, Niko Halkenberg dhe Esteban Okon.

Ishte kjo një fitore tjetër më se e merituar për gjermanin Sebastian Fetel, i cili tashmë me 68 pikë kryeson renditjen në Formula 1, para Luis Hamilton që ka 61 pikë.

Gara e ardhshme në Formula 1, është ajo e datës 30 prill në Soçi, kur do të mbahet edhe gara e katërt sezonale për Çmimin e Madh të Rusisë.

 

Leave a Reply