Shkëndija përmes profilit të saj zyrtarë në platformën digjitale “Dogout” ka konfirmuar transferimin e nigerianit, Alma Uakili, njofton “infOSport.mk”.
Përmes një video materiali të shkurtë të publikuar në këtë platformë, Shkëndija i ka dëshiruar mirëseardhje futbollistit 21-vjeçar, i cili në Tetovë vjen nga rradhët e skuadrës lituaneze të Trakait.
Alma Uakili (Wakili), i cili u kishte lënë përshtypje shumë të mira drejtuesve të Shkëndijës në dy ndeshjet që skuadra tetovare i kishte zhvilluar përballë skuadrës lituaneze në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Liga Europa.
Ai me paraqitjet e tij kishte bindur drejtuesit “kuqezi”, të cilët tashmë edhe zyrtarisht pritet ta prezantojnë mbrojtësin nigerian para mediave.
Mbetet e paqartë vetëm për sa kohë do të nënshkruajë Alma Uakili, i cili me Trakain ka kontratë deri në fund të këtij viti, ashtu që drejtuesit e Shkëndijës për shërbimet e tij do të duhet të paguajnë edhe dëmshpërblimin e kërkuar nga ana e skuadrës lituaneze.
PREZANTIMI I ALMA UAKILIT PËRMES PROFILIT ZYRTARË TË SHKËNDIJËS NË PLATFORMËN DIGJITALE “DOGOUT”