Sulmuesi i Milanit, Patrik Kutrone ka pranuar se ka shënuar gol më dorë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lacios, kur arriti që të mposht portierin shqiptarë, Thomas Strakosha. Ylli i ri i Milanit zgjodhi “Instagram Story-n” për të shpjeguar motivimin për të cilin ai nuk i tregoi arbitrit, Irrati.
“Unë i pashë video inçizimin e golit. Në një moment adrenaline dhe instinkti kisha ndjesinë se do të godisja topin në mënyrë të rregullt. Por dua që ta theksoj se gjesti im nuk u bë me qëllim dhe më vjen keq që duhet të vihet në diskutim ndershmëria ime”, – kishte shkruar Kutrone.
Tashmë ai rrezikon të dënohet nga ana e Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit Italian.