Mbrojtësi i Borusia Dortmundit, Mark Bartra është surprizuar nga ana e ish bashkëlojtarëve të tij, Serhio Buskets dhe Zhordi Alba, të cilët kishin udhëtuar drejt Gjermanisë për të vizituar atë për festën e Pashkëve.
“Mysafir të papritur, të cilët më gëzuan tej mase. Asnjëherë nuk do ta harrojë një gjë të tillë. I falenderojë nga zemra miqtë e mi” – kishte shkruar Bartra në profilin e tij në “Twitter”, ku kishte publikuar edhe foton e shkrepur së bashku me Zhordi Alban dhe Serhio Busketsin, të cilët kishin vendosur për të vizituar ish shokun e tyre pas atij incidenti që përjetoi javën e kaluar.
Ish futbollisti i Barcelonës iu nënshtrua një operimi në dorën e djathtë pas incidentit të së martës kur një bombë kishte shpërthyer pranë autobusit të Borusia Dortmundit, kur e gjithë skuadra ishte nisur nga hoteli në drejtim të stadiumit “Sinjal Iduna Park”.
Nga e gjithë ky incident Bartra kishte kaluar më rëndë, duke pësuar djegie të dorës së djathtë, me ç’rast menjëherë ishte dërguar në spital.
Ai tashmë është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa rikthimi i tij në fushat e blerta pritet të ndodh vetëm pas një muaji.