Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, aktualisht ndodhet për vizitë misterioze në Maqedoni, ndërsa një gjë të tillë kanë zbuluar tifozët e futbollit, të cilët kanë filluar të fotografohen me të dhe të njëjtat ti publikojnë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale.
Sulmuesi i skuadrës së njohur angleze të Mançester Junajted ndodhet në Shtip, ndërsa është parë në një nga restorantet lokale.
Ai është vendosur në një nga hotelet e këtij qyteti, ndërsa sipas disa informacioneve jo zyrtare ai në vendin tonë do të qëndrojë deri të martën.
Kjo nuk është hera e parë që Ibrahimoviç vjen në Maqedoni, pasi shumë vite më parë ai kishte qenë me përfaqësuesen shpresa të Suedisë, kur ishin takuar me moshatarët e tyre të Maqedonisë në stadiumin e Gjorçe Petrovit.
Çfarë kërkon një nga futbollistët më të mirë të botës në Maqedoni? Jozyrtarisht, ai ka ardhur për gjueti, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar të këtij informacioni.