Skuadra e Romës ka zhgënjyer në xhiron e 22-të të Serisë A, pasi u mposht në “Olimpiko” nga Sampdoria me rezultat 0:1. Vendimtar i kësaj përballje ishte goli i Zapatës i cili e shënoi në minutën e 80-të, përderisa të përzgjedhurit e Di Franceskos humbën edhe një penallti në pjesën e parë, pasi goditja e Florenzit u ndal Viviano.
Kështu pas 22 xhirove të zhvilluara në Seria A, Napoli merr kreun me 57 pikë, i cili ndjeket nga Juve me një pikë më pak, ndërsa Lacio plotëson vendin e tretë me 46 pikë me Interin që ndodhet në të katërtin me 44-t, duke lënë kështu Romën për momentin jashtë zonës së Çampionsit në vendin e pestë me 41 pikë.