Franca del e bronztë nga KE në Kroaci

Kampionja në fuqi e Botës në hendboll, Franca, është dashur të mjaftohet vetëm me medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të hendbollit, që po mbahet në Kroaci, njofton “infOSport.mk”.

Francezët në finalen e vogël mundën Danimarkën me reuzltatin 33:29 (17:14),

Nikola Karabatiq me 9 gola të shënuar ishte më i miri te kombëtarja e Francës, me ç’rast në fund me plotë meritë fitoi edhe epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, ndërkohë në anën tjetër te Danimarka me lojë të mirë u dalua, Hans Lindberg, i cili realizoi 12 gola.

Në këto momente po zhvillohet edhe finalja e madhe midis Spanjës dhe Suedisë, ku pjesa e parë foli për suedezët që e mbyllën këtë pjesë me rezultatin 14:12.

Leave a Reply