Dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi, si dhe liderët aktual të Premierligës, Mançester Siti janë vënë pas gjurmëve të mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.
Mbrojtësi sllovak gjatë merkatos së verës së vitit 2017-të nga Sampdoria kaloi në rradhët e Interit për një shumë prej 25 milion euro, ndërsa falë paraqitjeve të tij të mira me “zikaltërit”, ai tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Skriniari këtë sezon me fanellën “zikaltër” ka zhvilluar 23 ndeshje (21 Serie A dhe 2 në kuadër të Kupës së Italisë), duke realizuar edhe 3 gola.