Juventusi ka fituar në transfertë Kievon me rezultat 0:2, në kuadër të xhiros së 22-të në Seria A. Golin e parë për “bardhezinjët” e realizoi Kedira në minutën e 67-të, ndërsa autor i golit të dytë ishte Higuain, i cili shënoi në minutën e 88-të.
Këtë ndeshje Kievo e mbylli me 9-të lojtarë në fushë, pasi arbitri kryesor fillimisht me karton të kuq nxjorri nga loja Bastienin, ndërsa më vonë edhe Kakiatoren.
Pas kësaj fitore, Juve ka rrëmbyer kreun e klasifikimit në Serie A me 56 pikë, dy më shumë se Napoli që nesër përballet me Bolonjan.