Futbollisti 19-vjeçar Artan Bajrami, pjesë e grupmoshave të reja të Shkëndijës karrierën e tij do ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra e Apolonisë që garon në Ligën e Parë Futbollistike të Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një sulmues korpulent, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e Teteksit.
Bajrami me Apoloninë ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për 4 vite të tjera.
Bajrami është përforcimi i parë i skuadrës fierake, që pjesën e parë të sezonit në Ligën e Parë Futbollistike të Shqipërisë e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë. 19-vjeçari Bajrami pritet që me Apoloninë në debutojë të hënën në ndeshjen e javës së 13-të, kur në Fier do të përballen me Naftëtarin e Kuçovës.