Galata me imperatorin Terim nuk ka të ndalur (VIDEO)

Galatasaraji me Fatih Terimin në krye nuk njeh disfatë. Skuadra nga Stambolli shënoi edhe fitoren e 5-të me rradhë nën drejtimin e imperatorit, i cili me Galatasarajin e tij sot mundi Osmanlisporin e Sokol Cikalleshit, me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Sufjan Feguli shënoi golin e parë në minutën e 37-të, teksa fitoren e Galatas e vulosi sulmuesi i tyre më i mirë, Gomis, me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Galatasaraji përkohësisht merr kreun e tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit turk me 41 pikë, dy më shumë se Bashakshehir, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply